Policia ndalon 5-vjeçarin në autostradë
Po shkonte për të blerë një Lamborgini
Një 5-vjeçar u kap teksa po drejtonte makinën e së ëmës. Ai ishte rrugës për të blerë një Lamborghini në Kaliforni, me 3 dollarë në xhep, kur u ndalua nga policia e Utah.
Djali u largua nga shtëpia me makinën e nënës së tij, pas një zënke që pati me këtë të fundit, pasi ajo i tha se nuk do t’i blinte atij një Lamborghini.
Në një postim në Twitter, policia tha se e kishte ndaluar 5-vjeçarin në autostradë, teksa po lëvizte me rreth 50 km/h.
“Sa vjeç je? Je 5 vjeç?”, mund të dëgjohet oficeri i policisë Rick Morgan në pamjet e regjistruara nga kamera në trup. “Wow… ku ke mësuar t’i japësh makinës?“.
Teksa e rrëfeu ndodhinë për KSL-TV, oficeri tregoi se djali ishte tërhequr në cep të sediljes në mënyrë që të arrinte pedalen e frenave për ta mbajtur automjetin të ndaluar ndërkohë që e kishte ndaluar policia.
5-vjeçari i tregoi oficerit se plani i tij ishte që të shkonte në Kaliforni, rreth 1 mijë e 300 kilometra nga shtëpia e tij në Ogden, Utah, për të blerë një Lamborghini për vete.
“Mund të haste probleme me blerjen, për shkak se në portofol kishte vetëm 3 dollarë“, shtoi në postimin e tij në Twitter polici.
Çmimi fillestar për një Lamborghini të ri është rreth 200 mijë dollarë.
Nga e gjithë kjo ndodhi e pazakontë, fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Ndërkohë prokuroria lokale pritet që të vendosë nëse do të ngrejë ose jo akuzë ndaj prindërve, të cilën nuk ndodheshin në shtëpi dhe për 5-vjeçarin kujdeseshin motrat dhe vëllezërit e tij./tvklan.al
One of our Troopers in Weber Co. initiated a traffic stop on what he thought was an impaired driver. Turns out it was this young man, age 5, somehow made his way up onto the freeway in his parents’ car. Made it from 17th and Lincoln in Ogden down to the 25th St off-ramp SB I-15. pic.twitter.com/3aF1g22jRB
— Utah Highway Patrol (@UTHighwayPatrol) May 4, 2020