Policia ndalon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës për këto kategori mjetesh
Duke filluar nga dita e nesërme, do të ndalohet qarkullimi i një kategorie të caktuar mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës dhe Vorë-Rinas.
Policia e Tiranës bën me dije se nga ora 06:00 deri në orën 22:00 në akset e sipërpërmendura nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë.
Policia sqaron se këto mjete do të lejohen të kalojnë në akset Tiranë-Ndroq-Durrës dhe Tiranë-Kamëz. Kjo masë vjen si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin në këto akse për shkak të sezonit turistik. Masat do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit.
/tvklan.al