Policia Ndërtimore aksion në prishjen e kioskave (21 Qershor 2000)


Policia Ndërtimore aksion në prishjen e kioskave (21 Qershor 2000)

14:18 21/06/2000

Policia Ndërtimore në bashkëpunim me atë të Rendit, rishfaqen sëbashku në shembjen e ndërtimeve pa leje. Këtë fundmuaj, radha e prishjeve i takon ambienteve të shkollave. “Sabaudin Gabrani”, shkolla 8 vjeçare pranë 21 Dhjetorit, arrin të shfaqet pas rikonstruksionit. 10 ndërtime pa leje dy katëshe që kishin mbuluar këtë shkollë, sot ranë pre të fadromës së Policisë Ndërtimore.

Ky aksion i cili ka nisur në Rajonin numër 2, do të vazhdojë edhe në të tjera rajone duke përfshirë dhe çlirimin e zonave pranë kopshteve dhe çerdheve. Drejtori i Policisë Ndërtimore të Prefekturës Tiranë Lavdosh Dano, shpjegon:

“Ky aksion do të vazhdojë dhe më tej, sidomos në qendrën e kryeqytetit që është shpallur dhe monumenti i kulturës. Jemi në kuadrin e evidentimit të ndërtimeve të paligjshme dhe prap jemi në kuadrin e evidentimit të heqjeve të ndërtimeve të paligjshme sidomos pikat e karburanteve, gjithmonë këto në bashkëveprim të ngushtë me Prefekturën e Tiranës, Drejtorinë Arsimore dhe me Kontrollin e Lartë të Shtetit.”

Afati 5 ditor paralajmërues për largimin nga dyqanet pa leje dhe nëpër trotuare, do të vazhdojë deri në fund të vitit ku mendohet se do të jenë shkulur dhe kioskat e Parkut Rinia./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme