Policia ndërtimore aksion për prishjen e lokaleve tek liqeni – (14 Maj 2001)


Policia ndërtimore aksion për prishjen e lokaleve tek liqeni – (14 Maj 2001)

22:01 14/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, nga policia ndërtimore, ka vazhduar sot në lokalet që janë në parkun kombëtar të liqenit, në rrugën e Elbasanit. Me një vendim të Bashkisë së Tiranës, territori  i parkut do të rrethohet përgjatë kësaj rruge. Vendimin e ka zbatuar policia ndërtimore, e cila kishte njoftuar që pronarët të çmontonin lokalet. Policia ndërtimore ka ndërhyrë me fadroma sot, për zbatimin e urdhrit të dhënë.

Të njëjtin fat ka pasur edhe lokali “Sofra e Ariut”, i cili në ndryshim nga të tjerët ka dokumente të rregullta për ushtrimin e aktivitetit në këtë territor. Kjo hapësirë është dhënë për dhjetë vjet me qira nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit. Pavarësisht dokumentacionit dhe lejes së rregullt, policia ndërtimore sot ka prishur fasadën e lokalit./tvklan.al






Të ngjashme