Policia Ndërtimore kontrolle në firmat e mëdha të ndërtimit – (7 Nentor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Nuk mjafton vetëm të blesh një truall e të marrësh leje ndërtimi për një objekt, për të qenë në rregull me shtetin. Shkelje janë vënë re edhe pasi kanë mbaruar pallati shumëkatësh. Policia Ndërtimore është e pranishme jo vetëm në prishje kioskash, por ajo ka nën vëzhgimin e saj edhe firmat e mëdha të ndërtimit. Për këdo që ka shkelur ligjin do të vihen gjoba deri në heqje licence.
Policia Ndërtimore, i ka propozuar dikasterit të Punëve Publike heqjen e licencës së tre firmave të ndërtimit. Firma Cani, ka shtuar sipërfaqen e ndërtimit nga ajo e parashikuar në projekt, e cila është gjobitur, firma Leskova, ka ngritur shtesë kati, ndërsa Matrix Konstruksion, duket se nuk ka një leje ndërtimi./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti