Policia Ndërtimore në prag të përfundimit të aksionit antikioskë (15 Janar 1999)


Policia Ndërtimore në prag të përfundimit të aksionit antikioskë (15 Janar 1999)

13:01 15/01/1999

Mesi i muajit Janar ka shënuar sot sulmin e katër të Policisë Ndërtimore mbi kioskat e kryeqytetit. Shifra e kioskave që është fshirë nga pamja e Bankës Kombëtare është 42. Ashtu si edhe kioskat e tjera përballë Estradës dhe Muzeut Kombëtar, edhe kjo zonë do të sheshohet dhe pastrohet.

Ato që kanë dalë fillimisht në pah nga kjo zonë që më pas do të marrë pamje janë plehrat e shumta që janë strehuar poshtë këtyre kioskave. Duket se frekuentuesit e tyre do t’a kenë fillimisht të vështirë për të gjetur një vend tjetër për të thyer urinë e mëngjësit.

Prishja e kioskave sot ka prishur dhe vendin e përditshëm të qëndrimit të autobusit ku qytetarët janë detyruar të hipin më tutje. Dalëngadalë qendra e Tiranës po merr pamjen e dikurshme./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme