Policia Ndërtimore nuk ndërhyn për ndërtimet pa leje në Librazhd – (30 Janar 2001)


Policia Ndërtimore nuk ndërhyn për ndërtimet pa leje në Librazhd – (30 Janar 2001)

21:57 30/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, që ka përfshirë gjithë vendin, në Librazhd është kuptuar ndryshe. Në këtë qytet kanë filluar të lulëzojnë e të ndërtohen me shumë shpejtësi ndërtime të mëdha pa leje. Në vitin 1998, nga organet kompetente iu është dhënë leje provizore disave, të cilat nga kioska u kthyen në lokale.

Në këtë qytet protesta bën bashkia dhe jo qytetarët. Bashkia këtë herë i është drejtuar policisë ndërtimore Elbasan dhe Prefekturës, të cilat e quajnë të drejtë shqetësimin e bashkisë, por kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër. Policia ndërtimore nuk ndërhyn në asnjë rast, kështu që qytetarët ndërtojnë të qetë. Kryetari i bashkisë Fatos Zharri thotë:

Fatos Zharri:- “Vitet e fundit, prefekti i Elbasanit, zoti Durim Hushi, organizoi një takim ballafaques me të gjithë institucionet që përgjigjen për këto probleme, ku dolën qartë shkaktarët e shqetësimeve në qytetin e Librazhdit. Megjithëse e ngrejmë zërin herë pas here akoma këto ndërtime të pa leje nuk po gjen rrugën e zgjidhjes”/tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme