Policia Ndërtimore prish kioskat e mbetura në Tiranë (3 Gusht 2000)


Policia Ndërtimore prish kioskat e mbetura në Tiranë (3 Gusht 2000)

15:07 03/08/2000

2 kioska pranë Rrugës së Elbasanit sot u prishën. Pak më tutje në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” u çmontua Bar Amerika. Punonjësit e Policisë Ndërtimore vërejnë se së pari do të shkulin ato që nisën si kioska dhe vazhdojnë më me shumë kate. Gjithashtu mësohet se kjo polici nuk ka mjetet e vazhdueshme për një aksion më masiv. Prandaj ritmet janë 2 deri në 3 shkatërrime në ditë.

Ndërsa pronarët e dyqaneve të prishura ankohen se nuk kanë ku punojnë, sipas tyre me këto lokale kanë mbajtur familjen. Shteti shqiptar nuk ka hapur vende të reja pune që të kompesojnë mbylljen e kioskave, argumentojnë ata./tvklan.al






Të ngjashme