Policia Ndërtimore prish kioskat në bulevardin “Zogu i I”(14 Gusht 2000)
Ndërtimet pa leje të mbira si kërpudhat në Tiranë që nga viti 1990 tani janë bërë pre e aksionit antikioskë. Përkatësisht sot janë prishur disa kioska në bulevardin “Zogu i I”,në bazë të urdhrit të marrë nga Policia Ndërtimore , tashmë pronarët kanë filluar të prishin vetë ato. Kjo kioskë ishte në këtë vend që nga viti 1994. Fillimisht ajo ishte një hapërisë prej 16 metra katrorë ku më pas u shfrytëzua dhe territori përreth me një sipërfaqe të trefishuar. Nga kafja e dikurshme tani mbetet vetëm gërmadha që patjetër do të kërkojë angazhimin e dikujt për t’u pastruar pasi në çdo rrugë gje një pamje të tillë./tvklan.al