Policia në gadishmëri (12 Dhjetor 1998)
12 vjetori vë në gadishmëri forcat e policisë. Drejtuesit e Policisë Shqiptare duke u nisur nga tubimi i simpatizantëve të Partisë Demokratike sot në shesh dhe për të eliminuar çdo incident të mundshëm, vendosën që të përforcojnë forcat e rendit në kryeqytet.
Është bërë pothuaj e zakonshme që sa herë që organizohet një miting, njëkohësisht të rritet dhe gadishmëria e policisë. Megjithatë krerët e policisë së Tiranës thanë se kontrolli i tyre gjatë mitingut ishte diçka normale.
Efektet e gadishmërisë i kanë ndjerë më shumë sot trupat e gadishmërisë së shpejtë. Përveç postblloqeve në pikat kryesore në kryeqytet, forcat e shumta të specialëve kanë patrulluar dhe para Ministrisë së Rendit. Përveç kontrolleve, dhe lëvizjet në Ministrinë e Rendit kanë qënë më të kufizuara./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj