Policia në gadishmëri në parandalimin e krimit (5 Gusht 1999)


Policia në gadishmëri në parandalimin e krimit (5 Gusht 1999)

13:47 05/08/1999

Me urdhër të Ministrit të Rendit Publik Spartak Poçi, që prej ditës së djeshme forcat e Policisë në shkallë Republike janë në gjendjen e Gadishmerisë numër 2. Ky urdhër është dhënë menjëherë pas ngjarjes së rëndë në ndodhur dje në ngjarjen e tropojës ku gjetën vdekjen 4 vetë dhe u plagosën pesë të tjerë, mes të cilëve dhe ish shefi i komisariatit të qytetit.

Në zbatim të këtij urdhëri Policia e Kryeqytetit ka organizuar sot shumë kontrolle në pika të ndryshme të trafikut të qytetit të Tiranës, në shumë lokale për armëmbajtje pa leje, posedim lëndësh narkotike, si dhe janë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse të qytetit.

Ngjarja e djeshme e Tropojës madje ka detyruar dhe Gjykatën e Tiranës të pezullojë gjyqet për shkak të mungesës së policëve të togës së shoqërimit. Nga burimet tona mësohen se aksione të ngjashme ka ndodhur dhe në qytete të tjera të vendit.

Këto kontrolle mësohen se do të shoqërohen dhe me aksione për shoqërimin e personave të kërkuar nga policia ao gjykata. Sipas burimeve policore kontrollet dhe postblloqet do vazhdojnë dhe gjatë natës duke patur të njëjtën aksion, presion në shkallë të gjërë për parandalimin e krimit dhe kriminelëve./tvklan.al






Të ngjashme