Policia në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – (15 Tetor 2000)


Policia në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – (15 Tetor 2000)

19:10 15/10/2000

Lajme Arkiva TV Klan 2000

Policia shqiptare ka qëndruar në gatishmëri nr.2 edhe gjatë turit të dytë për zgjedhjet për pushtet lokal. Forcat e rendit kanë qenë edhe sot të vendosura pranë qendrave të votimit në gatishmëri të plotë, por ndryshe nga dy javë më parë, dita e sotme, nuk është shoqëruar me kontrolle të rrepta të forcave speciale në hyrje të Tiranës, apo me patrullime në rrugë.

Forcat e rendit kanë qëndruar në gatishmëri pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë, të gatshme për t’u drejtuar në vendngjarje pas çdo lloj incidenti./tvklan.al






Të ngjashme