Policia në kërkim të Alfred Rrushit, i akuzuar për plagosje në 2015


Policia në kërkim të Alfred Rrushit, i akuzuar për plagosje në 2015

15:15 06/01/2018

Ky është 39-vjeçari Ferdinand Rrushi, i njohur edhe si Alfred Rrushi, i shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes Korab Peposhit, mesditën e së premtes pranë urës në Kodër Kamëz.

Ai po kërkohet në Tiranë, por edhe në Burrel e Klos,  ku mësohet se ka lidhje të tij familjare dhe shoqërore. 

Ferdinand Rrushi, është një personazh i njohur për policinë e Tiranës, pasi në vitin 2015, u shpall në kërkim si një prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj Klevis Halilit dhe nipit të tij Jurgen Mullahit.

I plagosuri Peposhi, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës. Hetuesit nuk gjetën gëzhoja të armës ne vendngjarje. Dyshimet janë se autori ka përdorur një pistoletë me mulli për të mos lënë gjurmë.

Më shumë të dhëna për llojin e armës do të përftohen pas ekspertizës balistike të predhës që ndodhet në trupin e Peposhit. 40 vjeçar, banues në Kodër Kamëz u qëllua mesditën e të premtes teksa po hipte në një makinë Land Rover. Pas krimit autori u largua përmes rrugicave, për t’i shpëtuar policisë.

Tv Klan






Të ngjashme