Policia nis aplikimin e gjobave për tifozët


Policia nis aplikimin e gjobave për tifozët

16:45 31/10/2017

Policia nisi aplikimin e gjobave për tifozët. Ndëshkimet e para u dhanë për shkaktarët e trazirave në derbin e basketbollit mes Tiranës dhe Partizanit, që u ndërpre pasi tifozët hynë në fushë. Tv Klan mësoi se 15 mbështetës janë gjobitur për veprimet e tyre, pasi identifikuan nga policia për ngjarjen e të premtes së kaluar në sallën sportive “Farie Hoti” në kryeqytet.

Një masë e parashikuar në ndryshimet në ligjin për aktivitetet sportive. Ky është hapi i parë, nëse përsëritet do të ketë sërish gjobë dhe për herë të tretë hyn në fuqi përjashtimi nga stadiumet për 2 vjet.

Policia do të përfshijë emrat e tifozëve problematikë në një regjistër elektronik duke ia dërguar më pas edhe federatave dhe klubeve sportivë.

Jo në pak raste tifozët janë kthyer në pengesë për zhvillimin e ndeshjeve më së shumti të futbollit. Shumë vende i aplikojnë këto masa, madje duke përjashtuar përgjithmonë tifozët më të rrezikshëm.

Tv Klan






Të ngjashme