Policia nxjerr në rrugë banorët e apartamenteve të firmës “Siat”(08 Gusht 1998)
Në Tiranë, ish shkolla e Partisë, policia ka nxjerrë në rrugë 22 familje me urdhër të Bashkisë dhe të Gjykatës. Banorët nuk kanë kundërshtuar dhe kanë filluar të nxirrnin orenditë e tyre që në orët e para të mëngjesit. Megjithatë familjarët ishin shumë të revoltuar.
Madje njëri tjegon se me firmën ndërtuese ka lidhur dhe një kontratë e cila tashmë është shkelur. Ndërkohë 21 familjet e tjera nuk kanë letra të rregullta për të banuar në këto apartamente. Këta banorë janë vendosur në këto apartamente që në Mars 1997 dhe thonë se kanë ruajtur objektet në kohën e shkatërrimeve.
Familjarët pretendojnë se pronari italian i shoqërisë “Siat” nuk është dukur që asaj kohe dhe pikërisht tani kujtohet të lajmëroje policinë. Për banorët e lënë në mes të rrugës, tani nuk ka më asnjë shpresë./tvklan.al