Policia parandalon krimin në familje
Policia e Kamzës ka parandaluar një krim brenda familjes.
“Pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, uniformat blu organizuan menjëherë punën dhe bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz”, njofton policia.
Gjithashtu policia bëri të mundur dhe bllokimin e armës së zjarrit automatik me dy karikatorë me fishekë, me të cilën 60- vjeçari dyshohet se do kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S./tvklan.al