Policia parandalon një vrasje
Policia e qytetit të Pogradecit ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta. Marjo Xhangolli, 24 vjeç, banues në Pogradec është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi tentoi të vrasë me thikë një 28- vjeçar.
Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e hënë ( 10.07.2017_, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Xhangolli për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë sF.M, 28 vjeç, banues në Korçë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale, të dy automjeteve konkretisht njëri me drejtues shtetasin F.M dhe tjetri me drejtues babain e shtetasit Marjo Xhangolli, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet i mprehtë (thikë)./tvklan.al