Policia përdor dron për të gjurmuar kokainën
Qeveria kolumbiane ka nisur përdorimin e dronëve për të evidentuar plantacionet ku prodhohet kokainë. Presidenti Ivan Duque ka favorizuar përdorimin e këtyre mjeteve për të shkatërruar bimët narkotike.
Kjo metodë e re e qeverisë për të luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës ka marrë edhe kritika. Kritikët thonë se kjo është një zgjidhje teknologjike e një problemi që në fakt duhet të ketë zgjidhje politike.
Autoritetet kolumbiane kanë lidhur marrëveshje me kompaninë e dronëve “Fumi Drones SAS”. Drejtori i operacioneve të kësaj kompanie tha se dronët kanë shkatërruar rreth 90% të bimëve të kokainës në krahinën Narino.
Në total janë marrë 10 dronë, secili me peshë 23 kg dhe që përmban elementë kimikë për shkatërrimin e këtyre bimëve narkotike. Masat e marra nga Presidenti i vendit synojnë çrrënjosjen e kultivimit të kokainës në Kolumbi. /
tvklan.al