Policia, pre e rrjeteve sociale


Policia, pre e rrjeteve sociale

15:46 25/02/2014 vid3Nisi gjithçka me një video të postuar në Facebook. Dy të rinj lidhin me litar në pjesën e poshtme të krahëve një burrë dhe me anë të kovës së një ekskavatori e mbajnë pezull për pak sekonda mbi një lumë. Një tjetër xhiron skenën për ta hedhur në internet.vid2

Në pak kohë, videoja bën xhiron në thuajse të gjitha agjencitë e lajmeve online. Në mbrëmje, Ministria e Brendshme njofton se policia e kishte hetuar këtë rast. Me anë të një njoftimi zyrtar sqaron se personi i lidhur, K Tafa, 62 vjeç, nga fshati Arrëz i Beratit, është i afërm me dy të rinjtë, Daniel dhe Anxhelo Tafa dhe babain e tyre që xhiroi videon me celular.

Nga verifikimet e policisë rezulton se kjo video është bërë për humor dhe se mes të afërmve ka marrëdhënie të mira. Nga njëra anë ky njoftim ndoshta i qetësoi të shqetësuarit në rrjetet sociale dhe tregoi se pre e shakasë nuk kishin rënë vetem ata, por edhe vetë policia. Si për ta përforcuar këtë konkluzion të hetimit policor, autorët dhe protagonistët e kësaj videoje postuan një tjetër xhirim. Me një këngë të Michael Jackson tregojnë se mes tyre ka vërtet harmoni.

Po festojnë se ia arritën qëllimit që të tërheqin vëmendjen dhe se u lanë të lirë nga policia. Për protagonizmin në videon që i bëri të famshem, vëllezërit Tafa e shpërblejnë të afërmin e tyre 62 –vjeçar me 100 euro.





Të ngjashme