Policia qëllon për vdekje trafikantin e drogës…një pëllumb
Policia argjentinase ka qëlluar për vdekje një pëllumb që po transportonte drogë brenda burgut. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Santa Rosa në Argjentinën Qëndrore.
I pajisur me qese, pëllumbi ishte stërvitur nga trafikantët për të transportuar drogën dhe për ta futur brenda burgut. Brenda qeses që ishte vendosur në shpinën e pëllumbit kishte marijuanë dhe një USB.
Raportohet se pëllumbi bënte prej disa kohësh transportin e drogës, madje 15 herë në ditë. Nën hundën e rojeve të burgut, pëllumbi fuste kanabis duke u përdorur nga trafikantët si një mënyrë transporti. Fotografia e pëllubmit të vrarë është publikuar në rrjetet sociale. /
tvklan.al