Policia rrugore e Tiranës aksion për makinat pa dokumentacion – (27 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Policia rrugore e Tiranës, ditët e fundit ka ushtruar kontrollin e të gjitha autoveturave, prodhim i viteve 99-2000, ose të ashtuquajtura automjete luksoze. Në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Tiranës, të thonë se ky aksion u krye për të kuptuar se përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Njëri prej titullarëve të policisë rrugore për kryeqytetin na thotë:
“Në përgjithësi, ne goditëm mjetet me targa të huaja, që i kishte kaluar afati i qëndrimit në Shqipëri, si dhe mjetet luksoze, për mangësi në dokumentacion dhe për debitor karshi policisë rrugore. Nga ky aksion doli që shumë mjete nuk kishin dokumentacionin përkatës ose kishin kaluar afatin e qëndrimit në Shqipëri, mjete të cilat u bllokuan dhe u morën masa sipas kodit rrugor”.
Gjatë këtij aksioni u bllokuan rreth 22 autovetura, të cilat rezultonin me mangësi në dokumentacion ose defekte të tjera që bien ndesh me ligjin. Policia rrugore, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, kontrollet për autoveturat e kësaj kategorie./tvklan.al