Policia rrugore gjobat për rripin e sigurimit – (8 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Vendos rripin e sigurimit, ose ndryshe ke gjobë. Urdhri i dalë nga policia e qarkullimit rrugor për të detyruar të gjithë drejtuesit e automjeteve, lejonte si afat të fundit ditën e sotme. Policët në raste të tilla nuk hezitojnë për të nënshkruar fletën e gjobës, që duket se sot kanë qenë të shumta.
Polici rrugor:- “Ne kemi filluar, kemi marrë masa për rripat, kemi gjobitur shumë persona që nuk kanë vënë rripat. Gjoba është nga 2500 deri në 10 mijë lekë të vjetra”.
Të ndërgjegjësuar nga frika e gjobës, shoferët e kanë zbatuar këtë urdhër pavarësisht se në disa raste, rripin e vendosin dhe së prapthi, e gjobë në këtë rast nuk merr. Të përjashtuar nga gjobat dhe vendosja e rripit të sigurimit sot kanë qenë drejtuesit e automjeteve ose shumë të shkurtër, ose shumë të gjatë mbi 1.90 cm, si edhe shoferët e taksive./tvklan.al