Policia Rrugore, këshilla për shoferët


Policia Rrugore, këshilla për shoferët

13:18 29/07/2017

Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, monitoroi dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike dhe kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror.

Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore thotë se nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka patur fluks të lartë lëvizje deri rreth orës 10.00. Në disa akse rrugore kryesore është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit.

Aktualisht fluksi ka rënë dhe lëvizja është normale.

Shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të planizuara në akset kryesore kombëtare, por edhe shërbimet e tjera në qëndrat e banuara, janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut.

Në akset rrugore të mëposhtme, Policia Rrugore po kryen kontrolle me patrulla me aparatet radarë, në versionin “automatik” për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejlakojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara:

Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë.

Elbasan Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë.

Këshilla për ditën e sotme dhe nesër për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë sidomos në zonat bregdetare dhe turistike:

1. Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskos shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore.

2. Përdorimi i alkoolit, perveçse është "telash" i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e Policisë Rrugore. Minimumi është pezullimi i leje drejtimit dhe maximumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjëndje të dehur.

3. Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë.

Radaret janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 leje drejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejlakim të shpejtësisë deri në 20km/orë, më shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit.

4. Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën, sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të shlodhur në timon: lodhja dhe pagjumësia shpeshherë ka qënë shkak për aksidentet rrugore.

5. Parakalimet e gabuara përveçese janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia Rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve. Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të leje drejtimit.

Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi,

 sqarohet në njoftimin e policisë./tvklan.al





Të ngjashme