Policia Rrugore rregulli i ri për gjobat (29 tetor 1998)
Gjobat e papaguara nga shoferët mund të sjellin bllokimin e makinave të tyre. Në Inspektoriatin e Qarkullimit Rrugor do të regjistrohen të gjitha targat e automjeteve që kanë neglizhuar pagesën e gjobave. Afati i caktuar për pagesën e tyre është 20 ditë dhe nëse afati ka kaluar do të bëhet automatikisht bllokimi i mjetit. Përmes sistemit të ri, do të mund të vëzhgohen të gjithë ata shoferë neglizhentë.
Pamje nga Tirana, policia rrugore, qëndra e Tiranës./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili