Barbarizëm në çantë


Barbarizëm në çantë

21:33 17/12/2017

Trupi i pajetë i një foshnjeje 2-muajshe u gjet në një çantë të lënë në parkun e qytetit Gaziantep, në Turqi, duke shokuar policinë dhe opinionin publik. Foshnja ishte dhunuar dhe para se të lihej në park ishte vendosur në një çantë me akull.

Sipas gazetës më të madhe turke “Hurriyet” çanta e dyshimtë fillimisht u pa nga kalimtarë të rastit që njoftuan policinë. Forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje konstatuan se trupi i foshnjës 2-muajshe të mbështjellë me batanije kishte shenja të shumta dhune.

Agjencia e lajmeve “DHA” raportoi se pas ekzaminimeve, rezulton se foshnja ka vdekur para tri ditësh. Policia turke ka ngritur një ekip special për të zbardhur ngjarjen. Ata tashmë kanë nisur analizimin e të gjitha lindjeve të kryera në qytet përgjatë muajve të fundit.

Gaziantep është një qytet turk në kufi me Sirinë, ku aktualisht strehohen dhjetëra mijëra siriane të larguar nga lufta. /tvklan.al





Të ngjashme