Policia shoqëron 32 tifozë të Tiranës


Policia shoqëron 32 tifozë të Tiranës

18:11 26/01/2017

Policia e Tiranës ka shoqëuar 32 persona në lidhje me përplasjen e ndodhur këtë pasdite mes tifozëve bardheblu dhe lojtarëve të Tiranës.

Situata degjeneroi pas vendimit të klubit për të hapur stadiumin për ekipin e Partizanit. Një grup përkrahësish nuk e lejuan ekipin të stërvitet në kompleksin “Skënder Halili”, pasditen e së enjtes.

Kjo ishte një protestë e paralajmëruar, por që doli nga kontrolli me akte të dhunshme. Pas goditjes së mesfushorit Gilman Lika lojtarët e Tiranës u larguan nga kompleksi stërvitor, duke mos zhvilluar përgatitejt e radhës për ndeshjen me Teutën.

Ndërkohë, tifozët janë shprehur se do të vazhdojnë protestat e tyre./tvklan.al






Të ngjashme