Policia shqiptare kontroll në brigjet e Vlorës (29 Korrik 2000)


Policia shqiptare kontroll në brigjet e Vlorës (29 Korrik 2000)

15:10 29/07/2000

I gjithë bregdeti i Vlorës është vënë në kontrollin e Policisë. Mbrëmë forcat e policisë vlonjate me një numër të shumëfishuar forcash me guadian italiane, kanë patrulluar si në tokë ashtu dhe në ujë. Më shumë kontroll u ushtrua në grykëderdhjen e Vjosës, zonë që njihet si vendstrehim i gomoneve. Pikërisht në këtë zonë, policia vlonjate kapi dhe më pas bllokoi një gomone me dy motorra që më pas u dërgua në ishullin e Sazanit.

Pronarët e saj mundën të largoheshin. Përveç kapjen së këtij skafi prej dy ditësh skafet janë zhdukur dhe fshehur. Takimi Meta-Amato dhe miratimi i projektligjit të ri antigomone dhe masat e reja të policisë ka zbrapsur për momentin skafistët. Themi për momentin pasi ata do të tentojnë sërish të dali në det, por atëherë pasojat do të jenë më të mëdha./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme