Policia shqiptare në gadishmëri gjatë fushatës zgjedhore (3 Shtator 2000)
Policia shqiptare gjatë një muaji fushatë zgjedhore do të jetë në gjendje gadishmërie për të siguruar rend, qetësi dhe për të pasur nën kontroll çdolloj situate. Drejtori i Policisë në ministri Veli Myftari sqaron se udhëzimet janë të detajuara që nga strukturat e digasterit dhe deri në bazë.
“Është në detaje dhe ka plane të veçanta mbi bazën që nga digasteri ashtu dhe drejtoritë në bazë, komisariatet dhe në këtë fushë mund të themi se policia është në gjendje gaidshmërie pozitive, sipas disa rregullave të përcaktuara dhe në aktet normative të ministrit për këtë çeshtje. E rëndësishme është që mobilizimi i policisë është që në atë shkallë dhe në atë nivel që këtë fushatë t’a kalojmë sa më mirë.”
Forcat policore, eskortat do të shoqërojnë personat politik në lëvizjet e tyre në këtë fushatë. Sipas Kolonel Myftarit prioritet do të ketë opozita e cila do të sigurohet nga forcat e policisë gjatë lëvizjeve nëpër Shqipëri.
“Një gjë që është dhënë e veçantë është se ne do të mbështesim si duhet, sidomos lëvizjet e opozitës. Dihet për nga pozicioni që ata kanë, ne udhëzimet i kemi dhënë të qarta. Secili të marrë masa të gjithanshme me forcat policore që atyre t’ua bëjmë sa më të qetë vendin ku ata do të punojnë.”
Ndërsa për ndonjë lloj incidenti gjatë mitingjeve apo aktiviteteve politike, policia do të veprojë në mënyrë të prerë sipas ligjeve është shprehur Kolonel Myftari./tvklan.al