Policia Tatimore bllokon 30 biznese në Fier dhe Vlorë. Falsifikonin pijet freskuese (24 Prill 2001)
Si në Vlorë ashtu dhe në Fier punonjësit e Policisë Tatimore hasën në prodhues piratë të pijeve freskuese. Ata përdornin emrat dhe etiketat e prodhimeve të njohura në treg për të shitur prodhimet e përgatitura në punishtet e tyre. Bëhet fjalë për 8 mijë litra të sekuestruara dhe të asgjesuara në të dy qytetet sëbashku.
Gjithashtu në të dyja qytetet iu bllokua veprimtaria mbi 30 subjekteve që punonin pa licensa. Gjatë këtij kontrolli u vërejt përsëri që në treg vazhdojnë të qarkullojnë në sasi të mëdha pijet alkoolike dhe cigaret kondrabandë. Qindra mijëra pije dhe paketa cigaresh u sekuestruan gjatë këtij kontrolli 4-ditor./tvklan.al