Policia tatimore kontrolle dhe gjoba në Librazhd – (6 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Viti 2000 u mbyll me 335 subjekte të licencuara dhe me 1 milion lekë të reja gjoba. Drejtoria e Tatim Taksave Librazhd, i pati dhënë kohë subjekteve private të ripërtërijë licencat deri në datën 28.02.2001. Deri tani janë licencuar 200 subjekte. Nga kjo polici, u kontrolluan rreth 100 subjekte në Librazhd, Përrenjas, Qukës etj. Rreth 24 prej tyre rezultuan të pa licencuara, për vitin 2000, kështu që u mbyllën.
U vendosën gjoba që kapën shifrat e 100 mijë lekëve të reja, si dhe u konfiskuan, pije alkolike dhe mallra të ndryshme të cilat ishin pa pulla fiskale nga Ministria e Financave. Ndërkohë kontrollet e policisë tatimore vazhdojnë në këtë qytet./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora