Policia Tatimore sekuestron një punishte që falsifikonte pije (16 Qershor 1999)
Policia Tatimore sekuestron në Tiranë pranë ish Fabrikës së Qelqit një punishte pirate për prodhim pijesh freskuese dhe alkoolike. Pas një aksioni blic është konfiskuar punishtja dhe produktet e saj të cilat më pas do të asgjësohen. Në këto ambjente imitohej prodhimi i pijeve si Koka Kola, Fanta, Ujë i gazuar e të tjerë.
Shishe të cilat mblidheshin ku të mundeshin janë larë në këto kazane dhe duke shkuar më tej në dhomat antihigjenike të prodhimit.
Një punonjës i Policisë Tatimore: Sipas një informacioni që morëm organizuam aksionin dhe në flagrancë siç e shikoni dhe vetë erdhëm dhe sekuestruam mallrat që shikoni, mallrat e pijeve, disa mallra të koka kolës. Policia Tatimore do të veprojë me forcën e ligjit për të sekuestruar të gjitha mallrat që prodhohen në mënyrë të jashtëligjshme, të cilat siç shikoni dhe nga ambjenti ku prodhohen janë me pasoja për jetën e popullatës dhe të njerëzve që i frekuentojnë dhe i pijnë, sikur këto të ishin të prodhimit të rregullt.
Kjo fabrikë ka kohë që tregton prodhimet e saj të falsifikuara duke rrezikuar jetën e konsumatorëve dhe prodhimin e firmave serioze. Ndërkohë sekuestrimi është masa më minimale për pronarët që luajnë me jetën e qytetarëve. Një veprim i tillë në vendet Europiane kurrsesi nuk do të lihej vetëm me këtë mase./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego