Policia Tatimore thirrje bizneseve: Afishoni listat e çmimit të shitjes së mallrave (1 Shkurt 2001)
Policia tatimore ka nisur sot aksionin mbi lokalet e palincesuara dhe subjektet që përjashtohen nga disa detyrime ligjore. Paketa e re fiskale dhe ligji i dalë 2 javë më parë udhëzon të gjitha subjektet me shumicë dhe pakicë që tregtojnë pije alkoolike dhe cigare pa pullë fiskale, do t’u bllokohet aktiviteti për dy muaj. Ajo që ka kërkuar sot Policia Tatimore dyqaneve është afishimi i çmimit të shitjes së mallrave të tyre.
Nga kjo ditë, biznesi i vogël duhet të pajiset me libër xhiroje, libër blerjeje dhe dëftesë tatimore. Sot nga kjo polici është bllokuar aktiviteti i tre dyqaneve të palicensuara, ndërsa në të gjithë vendin nga dalja e ligjit të ri një javë më parë 960 subjekte nga të cilat mbi 500 kanë reflektuar duke kryer regjistrimin si dhe janë konfiskuar 7000 paketa cigaresh dhe 5000 litra pa pullë fiskale./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti