Policia: Të arrestuarit e eksplozivit janë ushtarkë
Policia: Të arrestuarit e eksplozivit janë ushtarkë
Shpërndaje
11:15 21/05/2014Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me operacionin dhe personat që u arrestuan me 98 kg eksploziv, C4. Të gjithë të arrestuarit janë ushtarakë.Policia bën me dije se, Ilir Dhimo shërbente si kapiten tek asgjesimi i municioneve. Pëllumb Daci ishte major në rezervë, por më parë ka shërbyer si ish – zevendës komandant i grup-depove të qarkut te Tiranës. Ndërsa Emil Taku ushtarak pranë batalionit të transporteve.Në ushtri mësohet të ketë shërbyer edhe i arrestuari i katërt në këtë ngjarje, Artur Çelo.Sipas policisë të katër personat janë kapur në flagrance teksa tentuan të largoheshin.tvklan.al