Policia tek Parku Rinia (11 Nëntor 1999)


Policia tek Parku Rinia (11 Nëntor 1999)

15:40 11/11/1999

Parku Rinia në shenjëstër të policisë. Dje dhe sot rrugicat e lokalet në Parkun Rinia në Tiranë kanë qënë objektiv i policëve kriminalë dhe atyre të rendit. Pas sinjalizimeve se në Parkun Rinia ushtrohej prostitucion, Policia e Komisariatit 3 e ka vërtetuar mbrëmë rreth orës 22:00 kur arrestoi dy shtetase që banonin përkohësisht në Tiranë.

Policia i ka vënë prangat dhe një të riu i cili vidhte sistematikisht me forcë paketat e cigareve një shitësi 13 vjeçar derisa ky i fundit e paditi atë në Polici. Gjithashtu vendi rreth parkut është shndërruar me rrezik dhe për shoferët makinat e të cilave janë objekt vjedhjeje. Dje në darkë Policia arrestoi në flagrancë një 25 vjecar pasi po vidhte ndërkohë një makinë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme