Policia zbardh dinamikën e ngjarjes në Shkodër, arrestohen 6 persona


Policia zbardh dinamikën e ngjarjes në Shkodër, arrestohen 6 persona

14:40 15/08/2016

Plagosja me armë e Donald Shtjefnit mbrëmjen e kaluar në qendër të Shkodrës, ishte pasojë  e një përplasje me armë mes dy grupeve.  Shkëmbimi i zjarrit ndodhi rreth orës 22:15, në lagjen “Vasil Shanto”, ku policia gjeti edhe një nga armët që përdorën autorët.

Nga hetimi rezulton se Donald e Kristian Shtjefni sëbashku me Patrik Salaj kanë qenë duke lëvizuar me një  automjet tip BMË X5, ndërsa me një mjet tjetër udhëtonin Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj.

Këta persona qëlluan kundrejt njëri- tjetrit me pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur shtetasi Donald Shtjefni, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

11 minuta më vonë në tentativë për t’u larguar, automjeti ku udhëtonin autorët e plagosjes doli nga rruga, duke u  aksidentuar në fshatin Golem të Shkodrës, ku për pasojë mbetën të plagosur Bledar Lekaj, Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri)

Motivi sipas policisë është një konflikt i çastit për motive të dobëta mes dy grupeve.

Të 6 personat e përfshirë në konflikt janë arrestuar, ndërsa bëhet me dije se është shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale A.M, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje .

Tv Klan

 

 

 






Të ngjashme