Policia zbardh ngjarjen, çfarë fshihet pas aksidentit me vdekje në Durrës

Foto ilustruese

Policia zbardh ngjarjen, çfarë fshihet pas aksidentit me vdekje në Durrës

09:49 11/10/2020

Djali dyshohet se ka marrë hak për babain e vrarë në 2006-n

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ditës së shtunë ku si pasojë e një aksidenti me makinë mbeti i vdekur një këmbësor. Pas hetimeve, autoritetet kanë vënë në pranga shoferin 41-vjeçar Myslim Istrefi për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia ka dyshime të forta se 41-vjeçari ka goditur me makinë 57-vjeçarin Shaqir Estrefi për motive hakmarrje. Mësohet se babai i viktimës në vitin 2006 ka vrarë babain e 41-vjeçarit.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën në Rromanat të Durrësit. 41-vjeçari Myslim Istrefi duke drejtuar mjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur goditi 57-vjeçarin Shaqir Estrefi, i cili po ecte në rrugë. Si pasojë e goditjeve të marra ky i fundit ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme