Policitë e Adriatikut në Bari (13 Dhjetor 1999)


Policitë e Adriatikut në Bari (13 Dhjetor 1999)

09:30 13/12/1999

Policitë e Adriatikut bashkohen kundër krimit të organizuar. Në Bari të Italisë për dy ditë rresht përfaqësues të policive të Italisë, Shqipërisë, Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, diskutuan mbi domosdoshmërinë dhe format e bashkëveprimit midis policive në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, klandestinëve, armëve apo makinave të vjedhura.

Vende që lagen nga Adriatiku dhe Joni, me këtë bashkëveprim synojnë uljen e kriminalitetit që zanafillën e nisin pikërisht në ujërat e këtyre deteve. Në fund të takimit në Bari ku merrte pjesë një delegacion i Ministrisë sonë të Rendit, në fund nga pjesëmarrësit u firmos një deklaratë e përbashkët ku ata zotohen në rritjen e bashkëpunimit, detyrimeve dhe përgjegjësisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe të gjithë atyre që i mbështesin ato./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme