Policja Merita në Tiranë – (8 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kjo është Merita, policja e repartit Shqiponja të Tiranës. Edhe pse 8 Mars, për të duhet si të ishte ditë pushimi, Merita si çdo ditë ka dalë në punë me një nga makinat patrulluese. Merita është e vetmja police që nuk pranojë të festonte me koleget e drejtorisë së policisë Tiranë në Durrës. Madje edhe kolegët burra të saj nuk e prisnin sot që Merita të hipte në bravën e 19-ës.
E diplomuar në Akademinë e Rendit tek Merita vihet re qartë mënyra strikte e të sjellurit dhe të komunikuarit, megjithatë ajo është tepër e sjellshme madje ndihmonë edhe disa qytetarë të ndihmojnë rrugën. Me mirësjellje Merit aka folur edhe për Tv Klan.
Policja Merita:- “Unë mund të merrja leje për këtë ditë, por duke qenë dita e 8 Marsit, jemi ne ushtaraket që do të mbrojmë ditën festën dhe gëzimin e nënave dhe motrave tona”.
Puna për Meritën është kënaqësi por edhe detyrim, që privon dhe ndjenjat personale duke shërbyer edhe në ditë feste./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj