Politika e javës, fushata në PS-PD – (19 Shtator 1999)


Politika e javës, fushata në PS-PD – (19 Shtator 1999)

17:35 19/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fushatat për kryetar partie në të dy kampet e mëdha të politikës shqiptare gjatë kësaj jave kanë arritur kulmet e tyre. Majko dhe Nano ndërsa kanë vazhduar fushatën për postin e lartë në Partinë Socialiste, kanë bërë deklarata të ashpra kundër njëri-tjetrit, duke kërkuar edhe të fshehtat në backgroundin e secilit.

Nano e Majko do të jenë përball njëri-tjetrit në Kongres ndërkohë që ky i fundit gëzon edhe përkrahjen e Metës i cili ka deklaruar moskandidimin e tij. Ndërkohë Shkëlqim Meta socialisti nga Skrapari që sapo ka filluar fushatën e tij modeste duket se nuk përbën ndonjë problem për dy të mëdhenjtë e PS.

Ndërsa në Partinë Demokratike duket se lufta për kryetarin e ri ka tone më të buta. Edhe pse Pollo është sfidanti i Berishës për postin e lartë ende nuk ka bërë realisht oponencën ndaj tij dhe veprimet e deritanishme të PD. Gjithësesi të dy pretendentët Berisha dhe Pollo në dallim nga socialistët në vend të fushatës në bazë kanë preferuar të marrin mbështetjen e perëndimit.

Ndërsa ende nuk mund të përcaktohet qartë emri i kryetarit të ri të Partinë Socialiste që do të zgjidhet në Kongres, në Partinë Demokratike duket se Berisha ka më shumë mundësi për marrjen e këtij posti pavarësisht nga mbështetja amerikane e Pollos./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego







Të ngjashme