Politika e Kosovës e ndarë për presidentin
VV: Të diskutohet pas zgjedhjeve të reja
Ndonëse LDK-ja kishte paralajmëruar një tryezë të partive politike për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit ftesa për një takim të tillë ende nuk kanë arritur në zyrat e partive politike.
Kryeministri Avdullah Hoti në një takim virtual me raportuesin e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, Peter Bayer, ka thënë se partitë politike janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje për presidentin në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje.
LVV thotë se do ta refuzojë ftesën e LDK-së për takim me partitë politike ndërsa insiston në rrëzimin e qeverisë Hoti.
“Çështje e presidentit duhet të diskutohet pas zgjedhjeve të reja, sepse çdo negocim paraprakisht është në interes partive politike, e jo në interes të vendit”.
PDK është e prerë se nëse i kërkohen votat atëherë do të shkojë vetëm me kandidatin e partisë së saj, ndërsa ka kohë që ambiciet për t’u zgjedhur president i vendit i ka shfaqur edhe kreu i AAk-së Ramush Haradinaj.
Tv Klan