Politika greke bashkohet kundër Shqipërisë


Politika greke bashkohet kundër Shqipërisë

22:49 25/11/2016

Tashmë e gjithë politika greke është bashkuar kundër Shqipërisë. Sëfundmi edhe opozita, që drejtohet nga lideri Kiriakos Mitsotakis, po mban të njëjtin qëndrim me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Duke folur përpara mbështetësve të Demokracisë së Re, Mitsotakis ka përmendur edhe marrëdhëniet Athinë-Tiranë.

“Shqipëria ka hapur gjithë problemet e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë problemin çam që nuk ekziston”, u shpreh ai. Sipas liderit të opozitës greke është “e papranueshme shembja e shtëpive të minoritarve në Himarë”.

“Mbështetja për integrimin europian nuk mund të konsiderohet si një çek i bardhë”, nënvizoi Mitsotakis.

Ndërkohë, ditën e enjte Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, theksoi se elita e politikës shqiptare ka treguar qartë shenja nacionalizmi të tepruar./tvklan.al






Të ngjashme