Politika për fshesën greke – (15 Korrik 1999)


Politika për fshesën greke – (15 Korrik 1999)

18:25 15/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Republikani Sabri Godo:- “Përsa u takon këtyre emigrantëve më duket se Ministria e Jashtme duhet të bëjë një përsëritje prap të kërkesës këmbëngulëse që shteti grek të respektoj ligjet e veta, dmth. atyre që u ka dhënë leje qëndrimi në Greqi, ato duhet të respektohen, të tjerët që mund të kenë hyrë atje pa leje duhet të kthehen në Shqipëri. Kjo është e drejta e shtetit grek por jo të keqtrajtohen”.

Socialisti Fatos Nano:- “Refugjatët e paligjshëm mbeten të pambrojtur kudo që janë sepse janë të paligjshëm, prandaj zgjidhja do të ishte përçapje të mëtejshme për të legalizuar ata të palegalizuarit dhe për të rregulluar një lëvizje të lirë të të tjerëve që kanë nevoja dhe të dy vendet të përfitojnë prej tyre”.

Gazetari:- Zoti Milo si do reagoj diplmacia shqiptare përball rastit të fundit?

Paskal Milo, MInistri i Jashtëm:- “Të lanë sa panë ministrin ejashtëm, mbaruan punë me ty”.

Arta Dade, deputete e PS:- “Mendoj që policia greke duhët të veproj energjikisht në zbatim të legjislacionit dhe në zbatim të marrëveshjeve të përbashkëta midis dy vendeve. Fshesa greke ndaj emigrantëve tanë është e pajustifikuar dhe unë gjithmonë shpresoj që autoritetet greke do ti thërrasin logjikës së ftohtë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme