Politika shqiptare dhe marrëdhëniet me Maqedoninë (13 Maj 1999)


Politika shqiptare dhe marrëdhëniet me Maqedoninë (13 Maj 1999)

13:11 13/05/1999

Arbër Xhaferri dhe Abdurraman Haliti në delegacione të veçanta janë pritur nga Presidenti Mejdani, Kryeparlamentari Gjinushi, Kryeministri Majko dhe Ministri i Jashtëm Paskal Milo. Në këto takime krerët e shtetit shqiptar kanë bërë thirrje për shuarjen e kontradiktave mes këtyre dy partive për të ndikuar dhe në dialogun mes udhëheqësve kosovarë të zhvendosur tashme në Maqedoni. Pas takimeve Arber Xhaferri dhe Abdurraman Haliti deklaruan për TV Klan.

Arbër Xhaferri : Mendoj se shqiptarët nuk kanë asnjë institucion tash për tash që funksionon pos marrëveshjes së fundit në Rambuje, mes tre subjekteve kryesore pra UÇK-së, LPD-së dhe LDK-së. Ky është institucioni i vetëm që ka mbetur dhe kjo marrëveshje duhet të implementohet deri në fund pa asnjë kusht. Ne po e mbështesim atë që u arrit kur mendjet ishin të kthjellta, kur situata ishte pak më e relaksuar në të gjitha hapësirat tona. Qeveria Thaçi është konseguencë, pasojë e asaj marrëveshje që u arrit atje dhe ne pikërisht për këtë e mbështesim jo për shkak të simpative për këtë grup apo për atë grup. Përsa i përket Presidentit Rugova them që u krijua një konfuzion i madh, për shkak se objektivisht u krijua konfuzion i madh për shkak se me të janë të kënaqur ata që nuk janë të kënaqur as me vetveten.

Abdurraman Haliti: Të gjithë ata të cilët në mënyrë ose në një tjetër kanë ndikim në skenën politike dhe ushtarake të Kosovës, që të japin pjesën e tyre të kontributit për bashkimin e këtyre forcave për të çliru Kosovën, ndërsa se kush do ta bëje politikën, kush do të udhëheqë në Kosovë, kush do të ushtrojë pushtet në Kosovë është çeshtje për të cilën do të vendosin qytetarët e Kosovës pasi të lirohen respektivisht, pasi të jenë kthyer në Atdheun e tyre./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme