Politikanët intervista për 8 Marsin – (8 Mars 2000)


Politikanët intervista për 8 Marsin – (8 Mars 2000)

18:22 08/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Gazetarja:- Zoti Zela a do e festoni 8 Marsin në familjen tuaj?

Ilir Zela:- “Sigurisht, kam menduar edhe diçka për dhuratë”.

Musa Ulqini:- “Nusja ime ditën e 8 Marsit ndihet njëlloj si ditët e tjera, pra surpriza ka vazhdimisht”.

Ylli Vejsiu:- “Unë e kamë lënë të lirë ta festoj si të dojë, me kë të dojë e ku të dojë”.

Albert Brojka:- “8 Marsin do ta festojnë gratë, unë I kam uruar që në mëngjes”.

Arben Malaj:- “Patjetër që do ta festojmë jo vetëm më bashkëshorten, po do urojmë dhe të gjitha shoqet”.

Fatos Nano:- “Jam i tëri i përfshirë në gjithë ditën e grave dhe unë nuk mendoj që vetëm 8 marsi është ditë e grave. Kat re dite që ka filluar të konsumoj surprizat me gruan time sepse në 6 ajo kishte ditëlindjen, dje u takuam të dy sëbashku meqë kemi qenë pedagog në ditën e mësuesit dhe sot jam i sigurt që do të takohemi përsëri meqë është dita e saj. Dhurata ime do jetë një e puthur e madhe”.

Pjetër Arbnori:- “Në familjen time gruaja ka ftuar disa shoqe dhe do ta bëjnë në shtëpi. Unë do shkoj ti përshëndes dhe jam i përjashtuar nga pjesmarrja në festë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme