Politikanët në Kosovë, kundërshtojnë pranimin e Jugosllavisë në OKB – (4 Nëntor 2000)


Politikanët në Kosovë, kundërshtojnë pranimin e Jugosllavisë në OKB – (4 Nëntor 2000)

14:43 04/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Politikanët shqiptarë në Kosovë e kanë kritikuar ripranimin pas 8 vjetësh të Jugosllavisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ky vendim është i shpejtuar thanë ata. Klasa politike shqiptare mendon se Beogradi, nuk i ka plotësuar ende kushtet për t’u pranuar përsëri në OKB.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kol Berisha tha, se pranimi i Jugosllavisë në OKB është një lloj kreditimi për kamatën e lartë të cilën do ta paguajë Voisllav Koshtunica. Ndërsa Bujar Dugolli i AAK, thotë se më parë Jugosllavia duhet të lirojë 800 shqiptarët e burgosur dhe të paguajë dëmshpërblimet për luftën në Kosovë.

Pas lirimit nga burgu, të veprimtares së shquar për të drejtat e njeriut në Kosovë, Flora Brovina, SHBA tha, se shpreson që të lirohen edhe qindra të burgosur të tjerë politikë në Serbi./tvklan.al






Të ngjashme