Politikanët për Rambujenë – (22 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Paskal Milo, minitër i Jashtëm:- “Janë afro 24 orë akoma që të skadoj afati, kështu që besoj se gjatë gjithë kësaj kohe do të ketë ende shumë përpjekje të tjera për të arritur atë çka dëshirojnë të gjithë. Një marreveshje e cila do të sillte zgjidhjen e konfliktit në Kosovë dhe do të hapte një prespektivë të zgjidhjes përfundimtare të këtij konflikti përmes zgjidhjes së rezultatit final të statusit të Kosovës”.
Gazetarja:- Jeni për nënshkrimin e marrëveshjes nga pala shqiptare?
Sabri Godo:- “Natyrisht nëqoftëse kjo marrëveshje mbron të drejtat e domosdoshme të kosovarëve nga të cilat ata nuk mund të heqin dorë. Ne jemi për të mbështetur atë që do të nënshkruajnë përfaqësuesit kosovarë atje. Ajo që duhet të bëjë qveria shqiptare është të mbështesë këtë delegacion”.
Sali Berisha:- “Do të mbështesim çdo gjë që të firmosin, jo nuk mbështes çdogjë që do firmosin. Do mbështes ato që përputhen plotësisht me interest jetike të shqiptarëve dhe aktet e traktatet ndërkombëtare”.
Namik Dokle:- “Pa një prani ushtarake, pra pa nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake nuk mund të ketë jetë të gjatë as marrveshja politike. Mendoj se këtu nuk duhet të ketë asnjë ekuivok, ose Millosheviçi do të pranoj forcat e Natos për garantimin e marrëveshjes paqësore ose duhet ndërhyrë ushtarakisht kundër tij./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego