Politikani adoleshent dënohet për sulm seksual


Politikani adoleshent dënohet për sulm seksual

20:00 21/06/2017

Ishte tepër i ri në moshë kur i hyri rrugës së politikës dhe u përfol si një politikan në rritje që pritej të shkëlqente. Por, gjërat morën krejtësisht rrjedhë tjetër.

Ky është rasti i Dylan McAughey 19 vjeç në Britani të Madhe, i cili është dënuar me dy vite burgim për sulm seksual. Kur ishte 17 vjeç ai kafshoi në qafë dhe në gjoks një vajzë të re, me të cilën ishte duke parë një film dhe po hanin pica. Ngjarja ka ndodhur kur ishin në kolegj. Në dëshminë e saj në polici, ajo ka thënë se gjatë sulmit seksual që zgjati rreth 15 minuta, i kishte kujtuar McAughey se kishte tashmë një të dashur, por ai i kishte thënë se nuk e kishte më qejf të dashurën aktuale.

Vajza që u sulmua seksualisht ka deklaruar se për shkak të ngjarjes që ndodhi u detyrua të braktiste universitetin dhe të largohej nga puna part-time.

Në vitin 2014, Dylan McAughey fitoi një vend në Parlamentin Rinor të Mbretërisë së Bashkuar. Më vonë ai u bë kryebashkiak i të rinjve në Oldham. Ai është anëtar i Partisë Laburiste dhe po konsiderohej një yll në rritje.

/tvklan.al






Të ngjashme