Politikani nuk pranon shkarkimin
Njëri prej politikanëve më të fuqishëm rajonal në Afganstan, Atta Mohammad Noor, ka shprehur gatishmëri për ta injoruar shkarkimin e tij në postin e guvernatorit të provincës veriore, Balkh.
Presidenca afgane më 18 dhjetor ka njoftuar se e kishte miratuar dorëheqjen e guvernatorit Noor, i cili është i njohur me nofkën “Mbreti i Veriut” dhe është personalitet udhëheqës i partisë, Jamiat-e Islami, që e përfaqëson grupin etnik taxhik në Afganistan.
Por Noor tha se do të vazhdojë të shërbejë si guvernator dhe i ka hedhur poshtë pohimet se ka paraqitur dorëheqje./REL