Pollo për situatën në kufi – (27 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gjendja në Veri nuk është ashtu siç e publikon qeveria shqiptare. Kështu kanë deklaruar deputetët e Partisë Demokratike pas kthimit nga zonat kufitare të Kukësit dhe Hasit, ku prej dy ditësh ata kanë zhvilluar takime me pushtetarët lokal, banorë të zonës dhe kanë inspektuar postat kufitare.
Vendet kufitare u shpreh pollo në konferencën e sotme për shtyp nuk janë të përgatitura sa duhet për të përballuar një sulm të mundshëm nga serbët. Sipas tij mungojnë jo vetëm mjetet e rënda por edhe ato më elementare. Nuk mund të kuptohet marrja e masave kur oficerit të rojes i mugojnë dylbitë e për më tepër në 5 fshatra të brezit kufitar nuk ekzistojnë lidhje telefonike.
Deputetët demokratë kanë kostatuar gjithashtu se ushtria dhe rendi kanë humbur lidhjet me pushtetin lokal. Kështu nënkryetari Pollok a kërkuar sot më shumë mbështetje për qeverisjen lokale dhe për forcat ushtarake të cilat duhet të shtohen në numër. Demikratët kanë kerkuar sot edhe plotësimin e kuadrit ligjor për një situatë të mundshme lufte./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego