Pollo takim me Ollbrajt – (22 Prill 1999)


Pollo takim me Ollbrajt – (22 Prill 1999)

09:57 22/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nato duhet të ndërhyj urgjentisht me forca tokësore në Kosovë. Ka qënë kjo kërkesa e nënkryetarit të PD Genc Pollo drejtuar Sekretares së Shtëtit Amerikan, Medlin Ollbrajt gjatë një takimi të zhvilluar sot në Uashington. Gjatë bisedës me zonjën Ollbrajt, Pollo u shpreh kundër idesë të diskutuar në qarqe kombëtare për ndarjen e Kosovës.

Ai theksoi se ndarja në dy pjesë e Kosovës, do të ishte një fitore për Millosheviçin, do të përligjte genocidin dhe deportimin masivë si dhe do të realizonte planet e tij të dhunshme. Pollo gjithashtu ka falenderuar zonjën Ollbrajt dhe nëpërmjet saj dhe presidentin Klinton për angazhimin e tyre në favor të një Kosove ku shqiptarët të jetojnë të lirë dhe me dinjitet.

Ollbrajt pasi ka shprehur sigurinë e fitores së Natos në këtë sfidë të nisur, tha se ndarja e Kosovës nuk përbën aspak një zgjidhje, mbi të gjitha ajo nuk synohet nga SHBA./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme